Vërshimet e qeshorit të vitit që lam pas, shkaktuan dëme të konsiderueshme në disa qytete të Kosovës.
Dhjetëra familje u përballen me përmbytje të shtëpive, prishje të orendive shtëpiake, objekteve të ndryshme biznesore, dhe dëmtim të rrugëve kryesore për qarkullim.
Qeveria e Kosovës endenuk është përgjigjur që t’i kompenzojë dëmet ani pse iu ishte premtuar një gjë e tillë.
Rreth kësaj situate, për IndeksOnline ka folur Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.
Ai ka thënë se kjo është neglizhencë nga Qeveria, ku Komuna e Dragashit, Pejës dhe Skenderajt edhe pse i kan kryer obligimet, Qeveria ende nuk ka marr masa.
Ibrahimi, tutje ka thënë se kanë kërkuar që të krijohet fondi emergjent për komuna, por që kërkesa e tyre ka hasur në vesh të shurdhër.
”Është një neglizhencë totale e qeverisjes qendrore. Nuk është vetëm Komuna e Dragashit që ka pasur dëme të konsiderueshme prej vërshimeve, është edhe ajo e Pejës dhe e Skënderajt që po ashtu ka pasur fatkeqësi të tillë, si shtëpi, ashtu edhe biznese. Komunat i kanë kryer obligimet e tyre, e kanë bërë vlerësimin e dëmeve dhe të njëjtat i kanë përcjellur tek organet kompetente. Qeveria, ndërkohë, nuk ka ndërmarrë masat e parapara me legjislacionin në fuqi që t’i kompenzojë të gjitha dëmet Ne takimet tona, ne iu kemi kërkuar që të paktën të krijohet një fond emergjent për komunat që, në raste të tilla si këto të vërshimeve, komunat të mund të bëjnë kompensim të menjëhershëm të dëmëve. Nëse këto mjete nuk shpenzohen, atëherë i kthehen qeverisë. Por, kërkesa jonë ka hasur në vesh të shurdhër. Komunat nuk i kishin prekë ato fonde, përveç në raste emergjente, siç janë fatkeqësitë natyrore, por Qeveria nuk është treguar bashkëpunuese në shtyerjen përpara të këtij propozimi. Realisht, është çështje për keqardhje sepse tash e sa kohë nuk janë bërë kompensime të nevojshme, pasi qytetarët janë dëmtuar më së shumti.” tha Ibrahimi.