Një rast i rëndë ka ndodhur në lagjen Dragodan në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete.
Sipas burimeve të Paparacit, viktima është identifikuar si Mentor Palokaj, vëllai i reperit shqiptar, Viktor Palokaj i njohur si Unikkatil.
Ende nuk janë dhënë detaje të plota lidhur me rrethanat e ngjarjes, ndërsa Paparaci është në pritje të përgjigjes së Policisë për të marrë më shumë informacione.
Deri më tani nuk ka ndonjë njoftim për motive apo rrethanat që mund të kenë çuar në këtë tragjedi.