Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka komentuar takimin e presidentit amerikan Donald Trump me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, duke thënë se kryeministri i vendit Albin Kurti kishte me dhënë gjithçka me pas një situatë të tillë.
Sipas tij, jo për t’i mbrojtur interesat e vendit por për t’i përmbushur egot e tij politike që i jepin atij delirin nëpër medie ndërkombëtare (pavarësisht nëse çmimin e madh do ta paguante Kosova).
Tutje ai tha se ditë të rënda po e presin Kosovën për shkak të Kurtit.
Postimi i plotë i tij:
Kurti kishte me dhënë gjithçka me pas një situatë si Zelenskyy me Trump. Kjo jo për me i mbrojt interesat e vendit, por me i përmbush egot e tij të sëmura politike që i jepin atij delirin nëpër medie ndërkombëtare (pavarësisht nëse çmimin e madh do ta paguante Kosova).
Ai do të llogariste edhe në përkrahjen e militantëve trushpërlarë nga makina helmuese e Deona Mihailit, të cilët do të bërtistin fort:
“Bravo BABË, bravo… e çmontove Trumpin”.
Pse sot e kemi Kurtin me 40% në pushtet faj kanë edhe liderë të caktuar opozitarë të cilët iu nënshtruan në takim të panevojshëm Kurtit e Mimozës së Radojçiqit duke e rehabilituar kështu Kurtin dhe duke i poshtërsuar e lënduar kërkesat e elektoratit të tyre (për këtë temë më gradualisht në javët në vazhdim kur dëmi i Kurtit për Kosovën sa vjen e do të trashet).
Ditë të rënda po e presin Kosovën për shkak të Kurtit dhe për shkak të disa opozitarëve impotent, oportunistë dhe të pakurriz që i zgjatën pushtetin Kurtit!