Emisari amerikan për misione speciale, Richard Grenell i ka reaguar presidentes së Sllovenisë, Natasha Musar, pasi presidentja sllovene u rreshtua në mesin e liderëve evropianë që i dolën në mbrojtje presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas përplasjes me presidentin amerikan, Donald Trump.
Ai ka thënë se Sllovenia është anëtari i NATO-s me shpenzimet më të ulëta për mbrojtje.
“Në fakt, ju jeni një nga anëtarët e NATO-s me shpenzimet më të ulëta për mbrojtjen.Ju u zotuat të paguani 2% në 2014, por ende paguani vetëm 1.29%.Asgjë nuk e dëmton NATO-n më shumë sesa të mos paguani pjesën tuaj” – ka shkruar Grenell.