Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka shprehur mbështetjen për Ukrainën, pas debatit të ashpër mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelenskyt.
Kallas tha se Ukraina është Evropë dhe se qëndrojnë pranë saj, teksa premtoi edhe më shumë mbështetje.
“Ne do të shtojmë mbështetjen tonë për Ukrainën në mënyrë që ata të vazhdojnë të luftojnë kundër agresorit”.
“Sot u bë e qartë se bota e lirë ka nevojë për një lider të ri. Varet nga ne, evropianët, ta përballojmë këtë sfidë”, shkroi Kallas, transmeton Klankosova.tv.
Pas debatit të ashpër që Zelensky e pati me Trumpin, pothuajse të gjithë liderët evropianë i kanë dalë në mbështetje presidentit ukrainas.