Nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve ish-kreu i Komunës Velipojë Pashko Ujka. 64-vjeçari ka ndërruar jetë në spital. Ai u qëllua me silenciator mbrëmjen e sotme në një atentat pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Motivet e ngjarjes nuk dihen ende. Dyshimet e para flasin për konflikte të mëparshme që Ujka mund të ketë pasur gjatë kohës kur ushtronte detyrën e kryetarit të Komunës Velipojë. Sidoqoftë është ende herët për të dalë në konkluzione, njofton Lapsi.al