Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e fotografit të njohur kosovar, Alban Bujari.
Krasniqi ka shkruar se Alban Bujari ka lënë një testament të pashlyeshëm të së vërtetës dhe rrugëtimit monumental të Kosovës, duke i bërë momentet që ka kaluar Kosova edhe pjesë të ndërgjegjes globale, përmes botimit të tyre në gazetat më të mëdha botërore.
Postimi i Memli Krasniqit:
Me pikëllim të madh mora lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të Alban Bujarit, fotografit tonë të shquar, i cili me objektivin e tij portretizoi përjetësisht në histori dhembjen, qëndresën dhe triumfin e popullit tonë për liri.
Me fotografitë e tij, Albani na la një testament të pashlyeshëm të së vërtetës dhe të rrugëtimit tonë monumental, duke i bërë ato momente pjesë të ndërgjegjës globale, përmes botimit në gazetat më të mëdha botërore.
Ngushëllime familjes, miqve, kolegëve dhe gjithë atyre që patën fatin që ta njihnin.
Do të na mungosh, Alban! Pusho në paqe.