Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve tashmë ka filluar numërimi i votave të mërgatës nga votimi me postë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
Ai ka bërë me dije se në këtë qendër njëkohësisht po vazhdon edhe numërimi i vendvotimeve të fundit nga përfaqësitë diplomatike.
“Mund t’ju konfirmoj se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i vendvotimeve të fundit nga votimi në përfaqësi diplomatike dhe tani kemi filluar edhe numërimin e fletëvotimeve nga votimi përmes postës”, ka deklaruar Elezi.
Deri më tani janë numëruar 40 vendvotime nga 43 sa janë gjithsej, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Lëvizja Vetëvendosje nga numërimi i deritashëm ka siguruar 10 mijë e 893 vota ose 80.75 për qind.
Partia Demokratike e Kosovës sipas këtij përditësimi ka marrë 10 mijë e 10 vota, ose 7.48 për qind.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 10 mijë e 6 vota vota ose 7.45 për qind.
Koalicioni për Kosovën Fituese, koalicion ndërmjet AAK-së, NISMA’s, Konservatorëve dhe Intelektualët ka marrë 260 vota ose 1.93 përqind.