Katër djem të mitur kanë pësuar lëndime pas një përleshje midis tyre ku dyshohet se janë përdorur edhe mjete të mprehta.
Të gjithë ata fillimisht u dërguan në QKUK për trajtim mjekësor, por tre prej tyre më pas u intervistuan dhe u arrestuan, ndërsa i katërti vazhdon trajtimin në QKUK.
Policia këtë rast e ka cilësuar si “vrasje në tentativë” dhe “pjesëmarrje në rrahje”.
“Gllogoc / 27.02.2025 – 13:45. Katër të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur) kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një përleshje që ka ndodhur midis tyre. Gjatë incidentit dyshohet se janë përdorur edhe mjete të mprehta . Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Tre prej tyre pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër mbetet në QKUK për trajtim të vazhdueshëm dhe në përkujdesje të policisë. Rasti në procedurë”, thuhet në raportin 24-orësh.