Gabimi njerëzor dhe infrastruktura e vjetëruar janë zbuluar nga hetimet, si arsyet kryesore të përplasjes vdekjeprurëse të trenave në Greqi dy vjet më parë.
Komiteti i pavarur hetimor zbuloi se aksidenti ndodhi nga një gabim i një drejtuesi stacioni, i cili dërgoi një tren pasagjerësh në të njëjtat shina me një tren mallrash që po afrohej. Përplasja, e cila shkaktoi 57 viktima; 46 pasagjerë dhe 11 punonjës, ndodhi pranë Tempit, rreth 400 km në veri të kryeqytetit, Athinës.
Hetuesit identifikuan gjithashtu trajnimin e dobët, mungesat e stafit dhe një sistem të vjetër hekurudhor që i mungojnë kontrollet moderne të sigurisë si kontribues në incidentin tragjik.
“Një aksident nuk ndodh rastësisht. Ka akumulim faktorë që kontribuojnë në aksident, sepse njerëzit gjithashtu priren të bëjnë gabime,” tha Christos Papadimitriou, Drejtor i Autoritetit Helen për Hetimin e Sigurisë Ajrore dhe Hekurudhore, grupi përgjegjës për hetimin.