Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) vazhdon procesi i numërimit të votave të ardhura nga përfaqësitë diplomatike në kuadër të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Sipas rezultateve të deritanishme, kur janë numëruar 67.44% e votave nga diaspora, Lumir Abdixhiku, kandidati për Kryeministër i LDK-së, është në krye me 446 vota.
Pas tij renditet Kujtim Shala që ka marrë 254 vota ndërsa në vendin e tretë renditet Doarsa Kica-Xhelili me 252 vota.
Në top pesëshen e LDK-së hyjnë edhe Hykmete Bajrami me 251 vota dhe Avdullah Hoti me 207 vota.