Psikologia e fëmijëve, Mirjeta Deliu ka alarmuar lidhur me qëndrimin e gjatë të fëmijëve para ekraneve televizive dhe pasojave që sjell kjo për fëmijët.
Deliu në podcastin “Shëndeti në rend të parë” tha se ka shumë raste të trajtimit të fëmijëve nga varësia teknologjike.
“Ka shumë raste. Nga përvoja ime profesionale, po e them që 70 për qind të rasteve i kam pasur nga mjetet teknologjike. Kur fëmija ka kaluar 2 vjet, 3 vjet fëmija thjesht ka vëmendje e koncentrim të ulët, ka mungesë të komunikimit, nuk di të realizojë detyra të thjeshta, nuk di të ketë interaksion me njerëzit tjerë, nuk ka shfaqje emocionale kur vjen nëna ose babai nga puna…”, tha ajo.
Deliu tutje shtoi se tri, katër orë para ekraneve për fëmijët është shumë shqetësuese. Sipas saj, madje fëmijët prej 0 deri në 2 vjet nuk duhet të qëndrojnë fare para ekraneve.
“Të gjitha hulumtimet e thonë që deri në moshën dy vjeçare është faza kur fëmija ka nevojë për natyrën, lojën, prindërit, intereaksionit, zhvillimin e imagjinatës përveç teknologjisë”, tha ajo, duke shtuar mjetet teknologjike ndalojnë zhvillimin e turrit te fëmijët.
Sipas psikologes trajtimi pastaj është kogja i gjatë.
Pjesën ku psikologia Deliu flet për ndikimin e pasojat që mund të kenë fëmijët nga qëndrimi i gjatë para ekraneve mund ta ndiqni nga minuta 29:06.
Podcastin e plotë ku Deliu flet për shëndetin mendor të fëmijëve, ankthin, depresionin dhe simptomat që japin fëmijët, pastaj fazat e zhvillimit, tantrumat, adaptimin e fëmijëve në kopshte, fazën e adoleshencës e llojet e prindërimit mund ta shikoni më poshtë.
Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga Muqa Solar.