Të martën në Novosellë të Pejës një person është zënë duke kultivuar kanabis dhe kokainë.
“Njësitë policore kanë zbatuar urdhrin verbal të prokurorit të shtetit për kontrollimin e pronës dhe objekteve përcjellëse të dyshuarit mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti është duke kryer veprën e lartcekur penale [kultivim i bimës së hashashit, shkurrës së kokainës ose bimëve kanabis]”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Gjatë kontrollit nën tokë janë gjetur tri dhoma të improvizuara, po ashtu janë gjetur dhe sekuestruar 52 poqa elektrikë me kapacitet të lartë ndriçimi dhe ngrohje kabllo elektrike, qese të zbrazëta plasmasi, plasmasë role, një DVR me pamje të kamerave. Rasti është nën hetime”.