MUHAMET NUREDIN MALËSORI
4 tetor 1953 – 4 dhjetor 1998
Muhamet Malësori, profesor, luftëtar, rapsod i njohur, bashkëpunëtor i ngushtë i profesor Ukshin Hotiit, themelues i Këshillit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Krushën e Madhe, bashkëluftëtar i Xhelal Hajdës – Tonit i Selajdin Mullabazit-Micit, e i Jetë Hasanit, me tërë aktivitetin, bënte pjesë në plejadën e personaliteteve më të njohur e më të rëndësishëm për organizimin e rezistencës së armatosur jo vetëm në fshatrat e Anadrinit, por edhe më gjertë. Ishte njeri i gojës, burrë i fjalës, i këngës dhe i pushkës.
E njihte mirë tërë Anadrinin, prandaj edhe me çdo bisedë nëpër odat e fshatrave të Anadrinit ishte bindës, operativ dhe racional. Për t’u armatosur, udhëton së bashku me grupin “Stuhia” të cilit i printe Xhavit Elshani i fshatit Piranë, por nuk kthehet me grupin sepse nuk i pati mbaruar porositë e Tonit. Detyrat që i kishte marrë për t’i kryer së bashkume veprimtarin e shquatr Fehmi Hotin, e kishte përfunduar dhe të gjitha
patën arritur në duart e Tonit. Por kishte edhe detyra të tjera mer Arif Vladin, Enver Shëngjergjin dhe Kolë Susajn vazhdonte përt t’i mbaruar kështu edhe partitura u gjetë pranë trupit të pajetë, si simfoni e pambaruar. Kështu, duke iu bashkuar grupit të Hysni Durakut, të cilit i printe Skënder Hameli i Mazrekut të Hasit të gjithë ranë në një pritë serboçetnike dhe në altarin e lirisë, krahas Hysniut, Skënderit, Sedatit, Sinanit, Hidasë, Ismetit e Isakut, në altarin e lirisë borën e bardhë të Pashtrkut me Has andej e Has këtej, e skuqi edhe profesor Muhamet Malësori.
LAVDI PROFESOR MUHAMETIT!
LAVDI DËSHMORËVE TË PASHTRIKUT!
LAVDI TË GJITHË DËSHMORËVE
S.Cena