Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka publikuar një fotografi nga Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Berlin me kryeministrin Albin Kurti.
Në fotografi shihen edhe drejtorja e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Blerta Zeqiri dhe artisti Alban Muja i cili merr pjesë në Berlinale me filmin e tij.
“Mbrëmë në Award Ceremony në Berlinale me Kryeministrin Albin Kurti, Drejtoren e Qendrës Kinematografike të Kosovës Blerta Zeqiri dhe Alban Muja artistin tonë të njohur, filmi i të cilit „Mua besojë më shpëtoi portreti“ është pjesë e këtij festivali”, shkroi ambasadori Ajeti në një postim në Facebook.