U sulmua me grusht prej pasagjerit nga prapa taksisti nga Mitrovica e Veriut, u raportua në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Taksisti ka thënë se është sulmuar me grushte nga pasagjeri dhe se nuk është paguar për shërbimin.
Policia e Kosovës po e heton rastin.
“Rr. Kral Petri, Mitrovicë Veri / 22.02.2025 – 02:15. Viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke punuar me veturë taksi, duke e transportuar një pasagjer dyshohet se ishte sulmuar fizikisht në kokë me grushte nga pasagjeri mashkull dhe për atë shërbimin i dyshuari nuk ia kishte bërë pagesën. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.