Ai është një burrë nga Presheva, mirëpo puna e lidhte edhe me Drenicën heroike, madje me asetin kryesor të saj.
Pra, Rexhepi, punonte në kompaninë “Ferronikeli”, si udhëheqës i laboratorit të gjigantit metalurgjik.
Për ata që i lidh diçka me “Ferronikelin” e dijnë që ndikimi në rrethin shoqëror mes kolegëve është i madh, andaj një forcë të madhe për këtë rezistencë e kishte fituar edhe nga koha e kaluar me njerëzit që më vonë i dolën edhe me armë armikut.
Por cili moment e ktheu në shtatore një inxhinier të Kimisë?
-Ishte viti 1990, kur policia serbe u vërsul në drejtim të mijëra të pranishmëve në sheshin e Prishtinës, të gjithë iknin sikur kishin momentin e fundit të jetës, përveç njërit, përveç Faikut, i cili ishte ulur këmbëkryq, e rezistencën e tregonte pa rezistencë, por pa frikë, si për t’i treguar armiqve që forca e vetme që i trembemi është jonjerëzore (hyjnore).
-Statuja e Faikut do shoh përjetësisht defilimet e Ushtrisë e Policisë së Kosovës më 17 shkurt, i qetë e i lumtur!
Njerëz si Faiku, Kosova ka shumë, por jo të gjithëve ua dijmë historitë, e i kemi të gdhendur në bronzë.