Pas zgjedhjeve të nëntë shkurtit dhe publikimit të rezultateve preliminare, e gjithë vëmendja tashmë ka kaluar tek një koalicion i mundshëm mes Vetëvendosjes dhe Nismës, pasi lideri i kësaj të fundit, Fatmir Limaj, e la të hapur mundësinë për një bashkëpunim të tillë.
Në videon e fundit direkt në llogarinë e tij në Facebook, gazetari i Nacionales, Berat Buzhala ka thënë se nuk ka marrëveshje mes dy partive, por ka komunikim.
Madje, Buzhala ka treguar edhe se kush janë dy personat në Lëvizjen Vetëvendosje, që sipas tij, kanë pasur komunikim me Fatmir Limajn.
“Personalisht nuk mendoj që u bë marrëveshja, nuk ka kurrgjë zyrtare, personalisht, mendoj që ka komunikime mes VV-së dhe Fatmir Limajt, Nismës. Nuk jam i sigurt a kanë fillu para apo pas zgjedhjeve.
Por, njerëzit me njohuri me këtë proces, më kan thënë që Sali Zyba mundet me qenë mbrapa komunikimit, e edhe Glauk Konjufca. Salihu ka kuptim, është i asaj ane, Suharekë, Malishevë, bnuk janë larg.
E tash, kush prej VV-së është taku, po flitet që Sali Zyba e Glauk Konjufca.
…në momentin e parë që VV pranon me bë marrëveshje, me dikë që ka pasë pushtet, dorën në zemër Fatmiri ka pasë më së paku, por me i pyet njerëzit mendojnë që ai ka pasë pushtet.
Nëse, Albin Kurti e pranon, e mu po më doket që ka gatishmëri, përgjigja e Mimoza Kusarit që, përgjigjna edhe për Lumirin, që tha, na tha, dojna me Qeverisë vetë, secili don, edhe LDK kish dashtë, por numrat janë numra, numrat janë të painterpretueshëm…te nivelet e pafytyrësisë, më i larti është nëse blen deputet, me hi në koalicion me partitë e PAN-it, VV e bën një pafytyrësi. E pshtyn vetën. Paor më shumë është çka patën bë me një deputete, Grainca, që hyni në seancë si PDK, u kthy si VV” – ka thënë Buzhala.
Tutje, gazetari ka treguar edhe se çka ndodhë, nëse bëhet një koalicion i tillë.
“Unë mendoj që Fatmiri mirë bën në se hin. Jo pse du me mbajtë Albin Kurtin në pushtert, jemi duke folë për një mandat minimum 1 vjeçar, kushdo që bëhet me Kurtin, pos LDK apo PDKm e shumë deputet, i kanë numrrat edhe për presidentin, por këto partitë e vogla nëse hyjnë në koalicion me VV-në, edhe Fatmiri edhe Ramushi, e din që kur vjen puna e presidentit apet nuk i kaën numrast. Gjasat janë me shku në zgjedhje.
E vetmja formë, unë mendoj që Kurti dhe VV nuk janë të pastër, larg asaj, ka të korruptum, Mimoza, Armendi, plot mos t’i numërojmë…por kish me qenë hera e parë që bëjnë marrëveshje me një parti, me Limajn, dhe bie ai miti që Albin Kurti nuk bën marrëveshje me ta.
Unë nuk kënaqna, se qit Lëvizjen Vetëvendosje duhet më zhbë si lëvizje, se ështtë gënjeshtra më e madhe politike.
Nuk e kish bë, me shku me 47-48 deputet me shku në opozitë. Është një opsion, nuk po them që nuk ha debat edhe qikjo, këta me punu shumë, me i kry do punë, e vëtetë, mirëpo, unë kisha pasë qef ky me marrë Fatmirin, bashkë me hy, se në zgjedhej tjera, rrëzohet minimum edhe 10 për qind. Demitizohet Albin Kurti. Sepse krejt komibinimet politike i kemi pa, VV ka arrit me rujtë qit sen”.