Analisit politik Agon Maliqi, ka shkruar se PDK humb shumë nga mungesa e Bernard Nikajt në Kuvendin e Kosovës, ndërkohë ai ka mirëpritur suksesin e Paris Gurit të LDK-së, duke e quajtur “djalë jashtëzakonisht punëtor”.
Postimi plotë:
“Shumë kandidatë të mirë kanë arritur të futen në Kuvend dhe shumë të tjerë kanë mbetur jashtë. E mira është se gratë e fuqishme po vazhdojnë të vlerësohen. Mendoj se grupi parlamentar i PDK humb shumë nga mungesa e Bernard Nikaj si një prej njerëzve më të zot në parti. Në anën tjetër, ndjej kënaqësi të madhe për suksesin e Paris Guri – djalë jashtëzakonisht punëtor i cili dikur e koordinonte shkëlqyeshëm programin tonë truAktiv në sbunker, dhe i cili me gjasë ka bërë punë po aq të mirë brenda LDK-së.”