Anëtar i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka komentuar lajmin se pajisja përgjuese që është gjetur në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi i takon AKI-së.
Për këtë çështje ai ka kërkuar shkarkimin e drejtorit të AKI-së, Petrit Ajeti.
Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se ky veprim se pushteti aktual AKI-në e ka bërë se UDB.
“Pasi Prokuroria ka konfirmuar se pajisja përgjuese që u gjet në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi është e AKI-së, urgjentisht duhet të shkarkohet drejtori i këtij institucioni. AKI-së deri tash ka qenë institucioni më i besuar i sigurisë në vend, me këtë veprin tregon se nga ardhja në pushtet të binomit Albin&Vjosa, ky shërbim intelegjent është bër si UDB serbe dhe KGB ruse”, ka shkruar Berisha.