Ministria e Drejtësisë ka dhënë një tender në vlerë 1900 euro për blerje të luleve. Sipas tenderit, me këto para më së shumti do të blihen kajranfila dhe buqeta lulesh.
Albulena Haxhiu duket se është fort merak në kajranfila, buqeta lulesh dhe Ikibane.
Dëshirën saj për këto lule ia ka plotësuar institucioni që ajo drejton, Ministria e Drejtësisë, e cila edhe ka dhënë një tender për furnizim me lule.
Për blerjen e këtyre luleve do të shpenzohen 1900 euro të buxhetit të shtetit, shkruan Demokracia.com.
“Furnizimi me lule për Ministrinë e Drejtësisë. Data e përgatitjes së njoftimit: 14.02.2025. Numri i tenderëve te pranuar: 2. Numri i tenderëve te përgjegjshëm: 1 Emri zyrtar: Orchide Flower. Vlera e përgjithshme e kontratës 1,900.00 euro”.
Në tenderin e dhënë është treguar se do të blihen disa lloje të luleve, por më së shumti do të ketë kajranfila, fiks 200 copë.
“Buqeta lulesh të freskëta e mesme copë 40. Buqeta lulesh të freskëta e madhe copë 30. Ikibane komplet i vogël copë 10. Ikibane komplet i mesëm copë 10. Kurora lulesh për përkujtime të mesme copë 3. Kajranfila copë 200”. /Demokracia.com/