Lëvizjen Studentore të Universitetit të Prishtinës 1997-1999 është nderuar me çmimin “Lis i Artë i Kombit” nga Lëvizja Studentore e Dhjetorit e Republikës së Shqipërisë 1990-1991.
Ky çmim u dha sot në Universitetin e Prishtinës, “Hasan Prishtina” në takimin e bërë në nderim të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur Driton Lajçi përmes profilit të tij në facebook.
“Sot, në Universitetin e Prishtinës, “Hasan Prishtina” në nderim të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Departamenti i Historisë në Fakultetin Filozofik organizoi tryezën me temën: “Roli i lëvizjeve studentore shqiptare të viteve 1968, 1981, 1990 dhe 1997 në luftën për liri, pavarësi dhe demokraci”- shkroi Lajçi.
Nga të pranishmit u fol për rëndësinë historike të këtyre lëvizjeve në Kosovë dhe Shqipëri.