Një fletë e vogël sigurimi vazhdon të mbetet barrë për qytetarët e Kosovës, prej vitesh,
Në kufijtë e Evropës e ata të shteteve fqinje, shoferët kosovarë vazhdojnë të ndalen para një pengese të padukshme, por të kushtueshme.
Kjo për shkak se vendi më i varfër në Evropë është edhe i vetmi që nuk është pjesë e Kartonit të Gjelbër.
Madje, në mes të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë, Kosova ka mbetur jetime sa i përket këtij anëtarësimi.
Premtimet për anëtarësimin e Kosovës në “Kartelën e Gjelbër” ishin të mëdha, e edhe më të mëdha ishin pritjet.
Mirëpo, deri më tani Kosova ende nuk arriti që të bëhet shteti i 48 që bënë pjesë në Këshillin e Byrove Evropiane. Pra, është ende jashtë sistemit ndërkombëtar të sigurimit të automjeteve.
Sipas ish drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku, arritja e marrëveshjeve me shtetet fqinje e zvogëlimi i numrit të veturave të paregjistruara nga 35% në vitin 2020 në 2.68% në vitin 2023-2024, nuk kreu punë që Kosova të anëtarësohet në Këshill të Byrove.
Kjo pasi sic ka thënë ai, kriteret teknike janë kryer dhe pjesa tjetër është krejtësisht politike.
Mirëpo, ish Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmmi Mehmeti ka thënë se në vitin 2022, bashkë me BKS-në kanë tentuar që të anëtarësohen në Kartonin e Gjelbër përmes një shteti tjetër, por as kjo mënyrë nuk ka funksionuar.
Por përse Kosova nuk arriti të anëtarësohet në Këshill të Byrove as përmes një shteti tjetër.
Për herë të parë në vitin 2011, Kosova ka aplikuar në Këshillin e Byrove.