Një tentim grabitje ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani”, në një institucion mikrofinanciar.
Lidhur me rastin detaje ka dhënë edhe policia e Kosovës.
Zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Klankosova.tv se në koordinim me Prokurorinë përkatëse, hetuesit policor janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin.