Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Bashkimit Europian në Kosovë, Aivo Orav.
Krasniqi tha se ata kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, me fokus të veçantë te procesi zgjedhor dhe rëndësia e përmbylljes së tij në përputhje me standardet më të larta demokratike.
Krasniqi është shprehur se këto zgjedhje përfaqësojnë një moment të rëndësishëm për demokracinë e Kosovës dhe një dëshmi të qartë e pjekurisë politike të qytetarëve të Kosovës.