Kryeministri Albin Kurti dhe kabineti qeveritar kanë bërë homazhe sot në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, me rastin e 28 nëntorit, Ditës së Flamurit.
Kryeministri Albin Kurti tha se 28 nëntori është datë themelore e identitetit kombëtar shqiptar.
“28 nëntori është datë themelore e identitetit kombëtar shqiptar. Prej Skënderbeut në Krujë, Ismail Qemailit në Vlorë e Adem Jasharit në Prekaz, kjo është një ditë që na mbushë gëzim dhe përgjegjësi për të zhvilluar vendin tonë, për të shtuar demokracinë .
Me këtë rast përkulemi dhe nderojmë ata që sakrifikuan dhe u flijuan për liri, pavarësi e bashkim”, tha Kurti.