Dy automjete me targa serbe janë ndaluar në fshatin Kokaj të Gjilanit ku janë gjetur rreth 510 kg mjaltë i kontrabanduar në vlerë të rreth 5000 eurove.
Dogana e Kosovës në një njoftim për media tha se sh
“Njësia e TASK FORC-ës -Lindje ( e përberë nga Dogana e Kosovës dhe Policia) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale. Pas pranimit të informatave dhe dyshimeve për kontrabandë të mallrave nga Serbia përmes rrugëve ilegale jashtë pikave te autorizuara kufitare, në fshatin Kokaj, komuna e Gjilanit, janë ndaluar 2 automjete me targa serbe, me shoferë shtetas serbë”.
“Gjate kontrollit të automjeteve në fjalë janë gjetur 20 kanta me rreth 510kg mjaltë për të cilat nuk kishte dokumente përcjellëse. Vlera e tregut është rreth 5000 euro”.
Dogana tha se automjetet dhe mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme.
“Rasti është duke u trajtuar nga njësitet e Doganës së Kosovës”.