Policia e Kossovës e ka cilësuar si “Arratisje e personit të privuar nga liria” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar”, arratisjen e një të dyshuari nga Pallati i Drejtësisë të premten pasdite.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur pas përfundimit të seancës gjyqësore ku edhe iu caktua paraburgimi.
Gjatë arratisjes, i dyshuari thuhet se ka lënduar njërin prej zyrtarëve policior.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, derisa ka qenë duke u shoqëruar nga dy zyrtarë policorë pas seancës gjyqësore është arratisur dhe larguar në drejtim të panjohur. I dyshuari gjatë arratisjes ka sulmuar njërin prej zyrtarëve policor i cili ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.