Një tavoline numërimi po i duhen mesatarisht 8 orë punë për ta numëruar një kuti me vota.
Në këtë mënyrë po numërohen votat për deputetë dhe e po verifikohen ato të subjekteve politike, nëpër qendrat komunale të numërimit në Kosovë.
Numërimi, i cili ka nisur nga e hëna e 10 shkurtit në Prishtinë, Lipjan, Obiliq e Partesh, e pas 2 ditësh edhe në 14 komuna të tjera, mund të përfundojë tek kah muaji mars, raporton Kiks Kosova.
Salla “1 Tetori” në Prishtinë, është qendra më e madhe e numërimit, ku procesi, ndonëse nisi me telashe, duket se tashmë po shkon “okej”.
E krejt tjera halle kanë qendrat e numërimit të komunave të tjera.
Si duket, zvarritjen më të madhe të punës po e ndihmojnë komisionerët e vëzhguesit, të cilët mezi po arrijnë t’i qërojnë hesapet mes vete.
Ndoshta kohë kanë me bollëk, prandaj atë po e shfrytëzojnë po t’u konfliktuar mes vete.
Tensione ka pasur pothuajse çdo ditë.
Nga Instituti Demokratik i Kosovës kritika të mëdha kanë edhe për stafin për të cilët thonë se janë trajnuar dobët.
Ani pse kanë përfunduar 5 ditë të numërimit, ende nuk dihet saktësisht se sa vota janë numëruar.
Në qendrat e numërimit, asnjë zyrtar nuk pranon të flasë për këtë çështje, ndërkaq nga Komisioni Qendrore i Zgjedhjeve zor është të marrësh informacione.
Për kaq ditë, daljet publike i patën të rralla.
Telashe të tilla, sipas Eugen Cakollit nga IDK, nuk mbahet mend të ketë pasur prej zgjedhjeve të vitit 2010 e tutje.
Për këtë neglizhencë, ai ia lenë fajin Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Me numërimin e votave të kandidatëve, do të merret vesh se cili prej deputetëve do të ketë mundësi të ulet në karrige të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e kush prej tyre do të mbetet jashtë këtij institucioni. /Klankosova.tv