Njëri prej qyteteve me më së shumti votues në Republikën e Kosovës është Podujeva.
Në këtë qytet pritet që pasdite të nis procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.
Kujtojmë se mëngjesin e sotëm ky proces ka nisur edhe në komunat Istogu dhe Rahovec.
Numërimi në komuna ka nisur sipas këtyre datave:
11 shkurt 2025 – Prishtinë, Lipjan, Obiliq dhe Partesh;
12 shkurt 2025 – Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë-Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Kllokot, Mitrovicë e Veriut dhe Han i Elezit;
13 shkurt 2025 – Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Kaçanik, Novobërdë, Prizren, Shtime dhe Junik
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përmendur procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në katër komuna.