Policia e Kosovës, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve që të lokalizohet i dyshuari, V.H., për veprën penale “Vrasje në tentativë”.
Policia bën të ditur se me datën 29.01.2025, rreth orës 02:00, në rrugën “ Transiti i ri” në Prizren ka ndodhur një përleshje në mes të disa personave , në atë rast janë shkrepure edhe armët, dy persona kanë pësuar lëndime, tri pistoleta janë sekuestruar, transmeton Klankosova.tv.
“Lidhur me këtë janë identifikuar dhe janë arrestuar të gjithë të përfshirët në këtë rast për veç një të dyshuari, të dyshuarit të lartë shënuar. Andaj me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografisë së dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarit”, thuhet tutje në njoftim të policisë.
“Kërkojmë që nëse keni çfarëdo informate apo dini diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportoni policinë në Prizren në numrin 192, apo në cilindo Stacion të Policisë në Kosovë”.