Mbi 16 mijë Rezonanca Magnetike janë realizuar në kuadër të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, gjatë vitit 2024. Numër ky dukshëm më i lartë, krahasuar me vitin 2023.
“Ky numër i rritur i Rezonancave Magnetike (MRI), është arritur, falë investimeve që janë bërë në aparaturë në QKUK dhe dy spitalet e përgjithshme, atë të Prizrenit dhe të Pejës”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.
Në njoftim po ashtu thuhet se rritja e vëllimit të punës ka ndikuar që dukshëm të ulet lista e pritjes.
“Në tre Rezonancat e QKUK-së, janë kryer mbi 12 mijë MRI, ndërsa në Spitalin e Pejës, mbi 2 mijë e 500 dhe ne Spitalin e Prizrenit, mbi 1 mijë 500”, thuhet në njoftim