Bleron Baraliu, matematikani dhe komentatori politik nga ShBA-ja, i ka sqaruar skenarët e mundshëm të votave të diasporës dhe numrit të ulëseve në kuvend.
Sipas Baraliut, Vetëvendosje mund të shtojë deri në 49 deputetë.
Por, sipas llogaritjeve të tij, Vetëvendosje me shumë gjasa do t’i ketë 47 deri në 48 deputetë edhe pas numërimit të votave të diasporës.
Shkrimi i plotë i Baraliut:
Po e shoh që edhe njerëz me arsim të lartë nuk po e marrin vesh aritmetikën bazike të votave dhe deputetëve, prandaj po e sqaroj qysh VV nuk i kalon 49 deputetë as me diasporë:
Për momentin KQZ tregon se 4 partitë që kanë kaluar pragun (dhe ndajnë 100 deputetë pari pasu) kanë:
40.84+22.05+17.67+7.45= 88.01% apo ~736.3k nga 836.6k vota deri tani.
Nëse vv i shtohen 60k nga 80k vota të mërgatës (75%), vv=~ 401.6k/ (836.6+80= 916.6k) = 43.8% nga gjithsejt (736.3+80k)/916.6= 89.1% për 4 partitë.
Atëherë VV-së i takojnë 43.8/89.1= 49 deputetë.
Realisht vv i merr ~60% nga 70-75k vota të diasporës (~45k) për një total prej 386.6k/911.6= 42.4% dhe 4 partitë bashkë (736.6+75) /911.6 = 89%
vv = 42.4% / 89% =~ 47.7 deputetë (pra gjatat reale janë vv i merr 47-48 deputetë varësisht prej nr dhe përqindjes së votës së Diasporës).
P.s. Nëse ndryshon përqindja në Ks pas ri-numërimit, matematika mundet me ndryshu, por nuk më duket reale kjo në bazë të çka kam lexuar deri tani…