Para Komunës së Gjilanit sot do të mbahet një protestë për gruan që raportohet se u përdorë për trafikim.
I dyshuari për këtë rast ishte arrestuar ditë më parë. Prokuroria Themelore në Gjilan kishte marrë vendim që të bëhet hetim për rastin e A.S., nga Gjilani, fotografitë e së cilës janë shpërndarë dje në rrjete sociale.
Protesta do të mbahet nga ora 13:00.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se hetimi në fjalë bëhet pas postimeve nga qytetarët të të dëmtuarës A.S., me lëndime të rënda trupore.