Kosova, ka treguar përherë demokracinë e saj në ciklet zgjedhore të kaluara.
Megjithatë, zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti kanë shpërthyer një sërë problemesh që nuk janë parë më parë në historinë e vendit.
Për herë të parë, Kosova po përballet me një situatë ku zgjedhjet, që tradicionalisht kanë qenë një proces i qetë dhe i organizuar, janë ngadalësuar dhe bllokuar, njofton Klankosova.tv.
Kjo ka shkaktuar mjaft shqetësime për transparencën dhe kredibilitetin e procesit zgjedhor.
Në të njëjtën kohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur disa rregullore që janë miratuar më herët, por që nuk janë zbatuar siç ishte planifikuar.
Gazetari Enis Reçica raportoi në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova se, ndonëse KQZ-ja kishte miratuar rregullore të reja, ato nuk janë zbatuar si duhet, duke lënë vend për shqetësime dhe pasiguri.
Por, njërën prej tyre të demonstruar sesi nuk është zbatuar, e gjeni në videon e mëposhtme: