Gjykata Themelore e Mitrovicës e ka shpallur fajtor Dalibor Spasiqin, për sulmin ndaj gazetarit të RTV 21, Burim Zariqi.
Spasiqi u shpall fajtor për dy vepra penale “sulm” dhe “pjesëmarrje në turmë që kryen huliganizëm”.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Hateme Haxhaj, udhëheqëse e Zyrës për Informim dhe Komunikim me Media në këtë gjykatë.
“Ai është dënuar me dënim unik prej 10 mijë eurosh”, deklaroi ajo.
Serbi i cili u shpall fajtor, kishte marrë pjesë në protestat e dhunshme në maj të 2023-tës në veri të Kosovës.
Këto protesta ishin shkaktuar nga serbët duke mos u pajtuar me zgjedhjen e kryetarëve shqiptarë në komunat veriore, më 23 prill të atij viti.
Derisa më 29 maj, protestuesit u përleshën me trupat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, nga kjo përleshje 41 trupa të KFOR-it, u lënduan edhe dhjetëra protestues.