Dje, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GjKKO) vendosi që Veliaj të mbetet në burg.
Pas 6 orësh seancë ditën e djeshme, gjyqtari Erion Bani ka dhënë vlerësimin e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, teksa ka lënë në fuqi masën e “arrestit me burg” dhe “detyrim paraqitje” për Ajola Xoxën.