Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 06:00, në fshatin Gllarevë të Klinës.
Lidhur me rastin detaje ka dhënë edhe policia e Kosovës.
Zëdhënësi për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha për Klankosova.tv i njejti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë.
“Më pas për shkak të natyrës së lendimeve është dërguar në QKUK-Prishtinë për trajtim mjekësor”, tha Rugova.
“Rasti është duke u hetuar nga Njesiti i trafikut”, theksoi ai.