Më 9 shkurt, Kosova i mbajti zgjedhjet e rregullta parlamentare, të parat që nga paslufta.
Gati 800 mijë qytetarë shprehën vullnetin e tyre përmes votës.
Në këtë proces, kritika të mëdha mori Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sa i përket shpalljes së rezultateve dhe procesit të numërimit.
Me këtë rast, analisti politik Ilir Deda, nga kritikat nuk e kurseu as presidenten Vjosa Osmani.
Deda u shfaq i habitur me heshtjen e Osmanit rreth zgjedhjeve që u mbajtën të dielën.
“Unë nuk po e kuptoj. Qysh e mundur mos me ju drejtua në situata të vështira qytetarëve asnjëherë”, tha ai në emisionin Rubikon në Klan Kosova.
“Ajo e din shumë mirë se çka po ndodh”, theksoi Deda.