Në ditën e zgjedhjeve, më 9 shkurt, derisa votat e qytetarëve ishin tu u numru, KQZ-ja pati një problem me përditësimin e të dhënave në uebsajt, edhe në një moment, Vetëvendosje doli 55% me vota, qytetarët dolën me festu, edhe pse ishin në terr informativ pasi që nuk dihej përqindja e saktë e votave.
Pas 3-4 orëve, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dolën në konferencë për media duke iu bo thirrje qytetarëve dhe mediave që mos me u bazu në të dhënat që po shfaqen në uebsajtin zyrtar pasi që kanë probleme dhe nuk dishin me tregu se çfarë problemesh.
Në pyetjen e Nacionales në konferencë për media, KQZ-ja tha që as ata por as kompania Cacttus që është kontraktu si përgjegjëse e aplikacionit, nuk e dinin se për çfarë problemesh u bojke fjalë.
Pra KQZ nuk dike çka është problem, kompania përgjegjëse nuk e dike çka o problemi, kur i pytshim a ka nis policia hetime ose prokuroria thojshin nuk e dimë. Kurgjo nuk u dijke, por festa në qytet vazhdojke.
Dy ditë ma vonë, tash që po flasim, Prokuroria e Shtetit ka dal me komunikatë për media ku e ka konfirmu që gjatë ditës së djeshme kanë pranuar informacion që nuk po funksionon platforma e KQZ-së, edhe kanë kërku nga KQZ-ja që me marr informacion nëse ka elemente të kryerjes të ndonjë vepre penale.
Në një përgjigje tjetër që Prokuroria e ka thanë për Klanin, të njëjtit e kanë pranu që e kanë autorizu policinë e Kosovës me nis hetimet.
Se a ka pasë ndërhyrje në ditën e zgjedhjeve, kta mas miri kanë me zbulu hetimet nga organet kompetente, ndërsa tashmë janë duke u numëruar edhe votat me kusht dhe pastaj ato të diasporës dhe në fund dihet rezultati përfundimtar.