Opinionisti, Vehbi Kajtazi ia ka numëruar me rend ‘truprojat’ kryeministrit Albin Kurti, përgjatë fjalimit të tij të mbrëmshëm në sheshin e Prishtinës.
Këta truproja, Kajtazi thotë se përveç që ruajnë Kurtin, ruajnë edhe hajnat në qeverinë e tij, transmeton Klankosova.tv.
“Ky njeri që thoshte ‘politikanëve nuk iu duhen truprojat, prej kujt po frikësohen ata?’. Gjashtë policë të mbrojtjes së afërt, aq sa shihen. Ata e ruajtën zotin Kurti, dhe disa hajna”, tha ai në emisionin “Rubikon”.
“Kurti flet për ‘hajvanat’, flet për opozitën që kanë vjedhur, ndërsa e ka afër Rozeta Hajdarin që është e përfshirë në vjedhje të rezervave shtetërore”.