Kosova sot po voton për zgjedhjet nacionale, që po mbahen në tërë vendin.
Por duket se disa militantë të LVV’së kanë thyer rregullat e procesit zgjedhor në fshatin Busi të Prishtinës.
Në fotot e siguruara nga Periskopi ata shihen me vetura afër vendvotimit në shkollën “Isa Boletini” në të cilat kanë të vendosura llogot e slloganit të VV’së si dhe flamuj kombëtarë.



