Bedri Hamza, kandidat për kryeministër nga radhët e PDK-së, ka shkruar një status, pasi votoi në Mitrovicë të Jugut.
Hamza ka votuar bashkë me familjen e tiij në Mitrovicë.
Hamza ka shkruar se i inkurajon të gjithë që të votojnë.
“Unë dhe familja ime sapo votuam. I inkurajoj të gjithë që ta bëjnë të njëjtën gjë. Unë votova për të siguruar që vlerat, vizioni dhe prioritetet tona ta formësojnë të ardhmen e shtetit tonë.
Le ta bëjmë këtë të diel një ditë shprese në krejt Kosovën” – ka shkruar ai.