Bedri Hamza, kandidat i PDK-së për kryeministër, ka votuar në shkollën “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë të Jugut.
Në vendvotim Hamza erdhi i shoqëruar me bashkëshorten dhe fëmijët e tij.
Pas votimit, Hamza ka folur para mediave të pranishme.
“Edhe pse dimët, ditë e bukur, ditë me diell…I lus gjtihë qytetarët e Kosovës që të ushtrojnë këtë të drejtë, të drejtën demorkatike për me votu, me i zgjedh qeverinë për katër vitet e ardhshme. Uroj që të shkoj gjtihçka mirë, sovrani vendos, qytetarët votojnë. Për mua çdo rezultat që votojnë qytetarët e Kosovës, është i pranueshëm” – tha ai.