Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus” në Rtv Dukagjini, ka folur për sfidat e reja që e presin Kosovën dhe partneritetin me ShBA-në, shtetet e Bashkim Evropian.
“Jam i vedijshëm për sfidat që e presin vendin edhe në aspektin e zhvillimit ekonomik edhe në aspektin të përmirësimit të fushave të tjera shëndetësi, arsim, energji, infrastruktur të gjitha këto. Por, edhe në aspektin e vendosjes dhe ringritjes së raporteve diplomatike me partnerët tanë strategjikë. Ne nuk kemi rrugë tjetër. Ne kemi një rrugë një drejtimshme paalternativë integrimi euro atlanitikë. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kemi një administratë të re me presidentin Donald Trump. Ne duhet të pozicionohemi në mbrojtje të interesit të vendit tonë dhe të jemi shumë bashkëpunues, të jemi shumë të vëmendshëm dhe të bëjmë më të mirën që është në interes të prespektivës së vendit tonë. Historinë s’kemi mundur me e ndryshuar është kry. Por, ne duhet të fokusohemi në të ardhmën. E dijmë që temat të caktuar nuk kanë qenë dhe nuk populliste as tash nuk është që do të përkthehen shumë në votë. Por, që ne duhet me pasur shumë të qartë prioritet tona si vend. E para është intetesi shtetëror. Nëse fillimisht e vendosim interesin e shtetit, pastaj interesin politik të partisë politike e më vonë të individëve jam i bindur që kemi me i bërë veprimet e duhura dhe të matura. Dhe duhet me i parë situatën edhe përtej 9 shkurtit. Sepse ne nuk mund të koncentorohemi dhe të fokusohemi në zgjidhje afatëshkurte të cilat munden me u përkthy politikisht në favor të një partie tjetër politike. Për ne prioritet duhet me qenë interesi i vendit. E interesi i vendit është partneritet i plotë, jo vetëm miqësi por partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendet e Bashkimit Evropian dhe me vendet të tjera të botës demokratike”, tha ai.
Hamza ka treguar në detaje për koordinimin me aletatët për vendosjen e pikës kuftare 1 dhe 31.
“Unë e di që cdo veprim dhe cdo vendim që është marrë në partneritet ka pasur suksesë. Më kujtohet shumë mirë vendosja e pikave 1 dhe 31 mos me pas qenë mirë të planifikuara dhe të koordinuara ka qenë vështirë me u vendosur e për me qëndru ka qenë gati e pamundur. Ne e dijmë që me muaj të tërë janë mbajtur doganierët tanë me helikopter dhe sot ato pika funksionojnë si të gjitha vendkalimet kufitare gjithë andej Kosovës. Deri këtu nuk kemi mbrri vetëm unë e cmoj kontributin e të gjitha gjeneratave që kanë dhënë për këtë vend edhe të burgusorve politik, të vitëve 90-ta, edhe projektin ushtaraku politik të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës por deri këtu nuk kemi ardhur vetëm kemi ardhur me shumë investim në raportet me partnerët me miqtë tanë strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendet e Bashkimit Evropian na kanë ndihmuar me fituar lirinë, na kanë ndihmuar me përgaditë shpalljen e pavarësisë sepse kemi qenë pjesë atyre proceseve:, u shpreh Hamza.
Hamza ka thënë se njohjet dhe anëtarësime janë falë e përkrahjes dhe mbështetjes së tyre.
“Ne jemi antëtare të Organizatës Botërore të Doganave, është pjesë e OKB-së, jemi antarë të Sëid Cod dhe është hera e parë që një vend anëtarësohet që është kodi bankar pa qenë anëtar i OKB-së, kjo ka ndodhë vec duke iu falendëruar përkrahjes së këtyre partnerëve dhe miqëvë tanë”, tha ai.