Të paktën 30 persona janë raportuar të zhdukur pas një rrëshqitjeje dheu në Kinën jugperëndimore, sipas mediave shtetërore kineze. Rrëshqitja e dheut goditi fshatin Jinping në provincën Sichuan duke varrosur 10 shtëpi dhe duke bllokuar disa banorë. Dy persona u shpëtuan.
Një qendër komandimi është ngritur në vendngjarje sipas një deklarate nga byroja e menaxhimit të emergjencave të qarkut, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Presidenti i Kinës Xi Jinping ka urdhëruar një shpëtim “të gjithanshëm” të të bllokuarve. Qindra punonjës të urgjencës janë duke kërkuar për të mbijetuar, sipas një deklarate nga Ministria e Menaxhimit të Emergjencave të Kinës.