Blegtorët e Gjirokastrës dhe Sarandës kanë zhvilluar një protestë tjetër këtë të shtunë në vendin e njohur si Ura e Kardhiqit, duke kërkuar mbështetje të menjëhershme nga shteti për një sektor të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare.
Ata shprehen të shqetësuar për uljen e ndjeshme të çmimit të grumbullimit të qumështit nga baxhot e bulmetit, që ka sjellë vështirësi të mëdha financiare dhe ka rrezikuar mbijetesën e këtij sektori jetik, shkruan euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
Sipas blegtorëve protestues baxhot e bulmetit kanë ulur ndjeshëm çmimin e grumbullimit të qumështit nga 170 lekë/litër në 130-140 lekë/litër duke i çuar prodhuesit dhe blegtorët drejt falimentimit.