Ismet Krasniqi, do të udhëheq me Komitetin Olimpik të Kosovës edhe për një tjetër mandat katërvjeçar.
Të premten në Asamblenë Zgjedhore të KOK-ut , Krasniqi që ishte kandidati i vetëm për ta drejtuar organizatën kryesore sportive në vend, unanimisht u votua nga të gjithë kuvendarët e pranishëm.
Nga gara më herët ishte tërhequr njëri prej nënpresidentëve aktualë të KOK-ut, Milaim Kelmendi, duke e lënë garën për president me vetëm një kandidat.
Krasniqi pas rizgjedhjes ka thënë se KOK-u nën drejtimjn e tij do të mbështesë edhe më shumë sportistët në sfidat e tyre.
KOK ka mbajtur Asamblenë e Punës, të fundit për ciklin olimpik 2021 – 2024. Me shumicë votash janë miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës ndër to: Raporti financiar, Raporti i auditimit, Plani Financiar për vitin 2025, Ndryshimet statutare dhe rregulloreve të KOK-ut. Poashtu edhe Ish Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani u emërua “President i Nderit”.