Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Valon Grabovci, është takuar mbrëmë me bashkëluftëtarët e UÇK-së në Pejë, shkruan Gazeta Papirus.
Në këtë takim, ai ka shpalosur planin e Bedri Hamzës për një Kosovë më të mirë, duke theksuar rëndësinë e një qeverisjeje më të përgjegjshme dhe zhvillimit të vendit.
Ai ka falënderuar bashkëluftëtarët për mbështetjen e tyre dhe ka theksuar se PDK-ja mbetet e përkushtuar për të çuar përpara vizionin për një shtet të fortë e të drejtë.