Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Igballe Asllani Potera, ka zhvilluar takime me qytetarët në Podujevë dhe në lagjen Bair të Mitrovicës, ku është pritur me entuziazëm dhe mbështetje të madhe, shkruan Gazeta Papirus
“Asnjëherë më parë nuk e kemi ndjerë kaq fuqishëm energjinë dhe përkrahjen e sinqertë të qytetarëve. Kjo tregon qartë se njerëzit duan ndryshim, duan një qeverisje më të drejtë dhe më të përgjegjshme,” ka deklaruar ajo.
Ajo ka theksuar se me Bedri Hamzën në krye, besimi i qytetarëve do të shndërrohet në veprim, duke theksuar se Kosova mund të bëhet më mirë me një qeverisje të përgjegjshme.
Potera ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e tyre, duke e cilësuar atë si një dëshmi të qartë të kërkesës për ndryshim.
🔵 #PDK131 ✅
🔵 #BedriHamza1 ✅
🔵 #IgballeAsllaniPotera105 ✅